Please enter at least 3 characters.

United i kthehet garës për yllin e Bayernit

2017/05/bayerni.jpg

Manchester United e kërkonte me ngulm një vitë më parë, por ai përfundoi te Bayern Munich.

Tani Renato Sanches nuk është në planet e Bayernit dhe pritet të largohet nga Bundesliga.

Është pikërishtë gjiganti anglez që po tenton transferimin e tij në Ligën Premier.

Mediat angleze kanë raportuar se ‘Djajtë e Kuq’ kanë filluar bisedimet me gjigantin gjerman për transferimin e Sanchesit.

Bayerni pagoi rreth 35 milionë euro vitin e kaluar tek Benfica për Sanchesin, por tani do ta shesin më lirë.

Jose Mourinho e vlerësonë shumë yllin e ri portugez dhe ka gati një ofertë për të.

27 milionë euro është oferta e Unitedit në drejtim të Bayernit për Sanchesin.

Në garë për lojtarin mbeten edhe dy skuadra tjera të mëdha si Juventus dhe Monaco. /Telegrafi/