Please enter at least 3 characters.

"Unë i kam fituar pesë Liga të Kampionëve, ata asnjë" - Ronaldo është armiku më i madh i Atleticos

2019/09/CristianoJuveRonaldo-1.jpg
260:"TURIN, ITALY - MARCH 12: Cristiano Ronaldo of Juventus gestures during the UEFA Champions League Round of 16 Second Leg match between Juventus and Club de Atletico Madrid at Allianz Stadium on March 12, 2019 in Turin, . (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)
12:"Getty Images

Në futboll ndodh që të krijohet rivalitet mes një futbollisti dhe një klubi, ndërsa rivali i Cristiano Ronaldos duket të jetë Atletico Madridi.

Meqenëse i kaloi nëntë vite te Real Madridi, një rivalitet i tillë është i kuptueshëm. Superylli portugez i ka shënuar 22 gola në portën e Los Rojiblancos me fanellën e Los Blancos, një prej tyre edhe në finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2014.

Ai ka vazhduar me 'armiqësinë' ndaj ekipit të Diego Simeones edhe pasi e veshi fanellën e Juventusit, madje duke e çuar rivalitetin në nivel tjetër.

(Foto: Screenshot/SPORF/Twitter)

Atletico dhe Zonja e Vjetër u takuan në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve në edicionin e kaluar. skuadra spanjolle e fitoi ndeshjen e parë me rezultat 2-0 dhe festa e trajnerit ishte provokues kundrejt CR7 dhe bashkëlojtarëve të tij.

Reagimi i portugezit ishte që në atë ndeshje duke u thënë: "Unë i kam fituar pesë Liga të Kampionëve, ata nuk e kanë fituar asnjë" dhe ky ishte një paralajmërim për ndeshjen e kthimit. Në Torino, ai shënoi het-trik dhe Juve e eliminoi Atleticon, ndërsa ia ktheu me të njëjtën monedhë festën Simeones.

(Foto: Screenshot/SPORF/Twitter)

"Duhej të ishte një natë shumë e veçantë dhe e tillë ishte. Për këtë më ka transferuar Juve", ishte deklarata e 34-vjeçarit pas ndeshjes.

Ronaldo e kishte eliminuar Atleticon edhe në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2017 duke shënuar het-trik në Santiago Bernabeu, ndërsa në çerekfinale të vitit 2015 e kishte dhuruar asistimin për golin e fitores së Javier Hernandez në minutën e 88-të.

Superylli portugez ishte makthi i Los Rojiblancos edhe në Kupën e Mbretit duke eliminuar me golat e tij në vitin 2014 (në gjysmëfinale) dhe në vitin 2011 në çerekfinale.

Në total, Ronaldo dhe Atletico janë takuar 31 herë - 16 herë ka fituar CR7, nëntë herë Atletico dhe gjashtë herë janë ndarë baras. Me Realin dhe Juven i ka shënuar 25 gola dhe ka dhuruar tetë asistime kundër tyre.

Duke u bazuar në këto të dhëna, nuk ka dyshim se duhet të presim spektakël në ndeshjet grupore të Ligës së Kampionëve, ku do të përballen sërish Atletico Madridi dhe Juventusi. Takimi i parë zhvillohet të mërkurën mbrëma në Wanda Metropolitano. /Telegrafi/