Please enter at least 3 characters.

Umtiti kthehet te Barca me lëndim në këmbë

2019/09/umtiti.jpg
236:"BARCELONA, SPAIN - AUGUST 04: Samuel Umtiti of FC Barcelona looks on prior to the Joan Gamper trophy friendly match between FC Barcelona and Arsenal at Nou Camp on August 04, 2019 in Barcelona, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)
12:"Getty Images

Samuel Umtiti është larguar nga kombëtarja e Francës dhe është rikthyer te Barcelona për shkak të një dëmtimi në këmbë, kanë konfirmuar federata franceze.

Mbrojtësi 25-vjeçar ishte mbrëmë në stol në fitoren 4-1 të ‘Gjelave’ ndaj Shqipërisë dhe nuk do të mund të paraqitet të martën ndaj Andorrës.

Umtiti fillimisht ishte thirrur si zëvendësim për Aymeric Laporte, pas dëmtimit që ishte pësua ditë më parë te Manchester City.

Skuadra katalunase e ka si zëvendësues francezin, mirëpo që natyrisht se lëndimi i tij nuk është lajm i mirë për ta.

Ende nuk është bërë e ditur se kur do të rikthehet Umtit në fushë, por që Barcelona tani duhet të mendojë për tjera opsione në qendrën e mbrojtës, shkaku që në këtë muaj fillon edhe Liga e kampionëve. /Telegrafi/