Please enter at least 3 characters.

Ulet mbi shpinën e aligatorit në një përpjekje për ta lidhur atë - zvarraniku e hudh në tokë

2024/05/Screenshot_8-4.png

Një aligator mbi 2 metra i gjatë ka arritur të largojë nga shpina e tij një person përpara se të kapej në mënyrë të sigurt.

Dëshmitarët Carolynn Jones dhe Mark Detrio filmuan aligatorin teksa endej në oborrin e një shkolle fillore në Florida.

Ata menjëherë kanë kontaktuar Komisionin për Ruajtjen e Peshkut dhe Kafshëve të Egra, përcjell Telegrafi.

Kur personi i kontaktuar erdhi, ai hipi mbi shpinën e aligatorit në një përpjekje për ta lidhur atë.

Por, zvarraniku shpejt i del nga duart dhe e hudh atë në tokë.

Bëhet e ditur se pa incidente të mëtejshme aligatori është larguar nga vendi i ngjarjes. /Telegrafi/