Please enter at least 3 characters.

Ulen ndjeshëm temperaturat, mot me vranësia dhe reshje të shumta shiu në Shqipëri

2019/05/Mot-me-shi.jpg

Moti në Shqipëri parashikohet të jetë me vranësira, reshje shiu stuhi dhe rrebeshe kryesisht në veriperëndim në pjesën e parë të ditës deri pasdite.

Temperaturat minimale për këtë të shtunë do të luhaten 14-20 gradë Celsius në veri, ndërsa vlerat maksimale do të jenë në rënie nga 20-23 gradë Celsius në veri dhe deri në 27-29 gradë në zonën e ulët e bregdet.

Era do të fryjë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 15-20 m/sek, duke shkaktuar dallgëzim të forcës 5 -6 ballë. /Tch/Telegrafi/