Please enter at least 3 characters.

Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

2023/04/Derivatet-mk-2.png

Komisioni Rregullator për Shërbimet e Menaxhimit të Energjisë, Ujit dhe Mbeturinave Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRe) ka miratuar një Vendim për uljen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës me një mesatare prej 0.55% krahasuar me vendimin e datës 17.11.2025.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98, ulen për 0,50 denarë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) rritet për 0,50 denarë/litër.

Nga mesnata derivatet e naftës do të shiten me këto çmime:

ЕUROSUPER BS - 95 do të shitet për 75,00 (denarë/litër)
ЕUROSUPER BS – 98 - 77,00 (denarë/litër)
ЕURODIZEL BS (D-Е V) do të shitet për 73,00 (denarë/litër)
Vaj për djegie - ЕKSTRA I LEHTË 1 (ЕL-1) do të shitet për 69,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU do të shitet për 34,865 (denarë/kilogram)./Telegrafi/