Ukrainasit shfrytëzojnë artilerinë amerikane për të sulmuar rusët
22/12/2023
Forcat ukrainase po vazhdojnë me sukses luftën kundër pushtuesve rusë.
Në rrjetet sociale tashmë po qarkullojnë pamje të ndryshme të sulmeve të ushtrisë së Ukrainës.
Një e tillë është edhe kur forcat ukrainase përdorin një Bradley IFV të dhuruar nga SHBA-ja “për të mësuar disa ushtarë rusë të mos marrin pjesë në pushtimin e pajustifikuar”.
Kujtojmë se Bradley është i armatosur me një armë 25mm M242 Bushmaster dhe me raketa kundër-tanke TOW.
Automjeti i blinduar gjithashtu është i projektuar për të ofruar një ekuilibër mes mbrojtjes dhe lëvizshmërisë.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/


