Ukrainasit pasi publikuan pamjet: Shkatërruam një magazinë ruse
Ushtria ukrainase ka publikuar një video të një sulmi të ri ndaj caqeve ruse.
Ukrainasit thonë se ky ishte momenti kur u shkatërrua një depo e madhe municioni për helikopterët rusë Ka-52 pranë Bakhmut.
"Përshëndetje nga HIMARS. Shkatërrimi i një depoje municionesh ruse në fshatin Mironivske, rajoni Donetsk. Këtu ruanin raketa të drejtuara 9M127 Vikhr për helikopterët Ka-50 dhe Ka-52", njoftoi ushtria ukrainase në platformën X.
Nuk është e qartë se kur është bërë saktësisht regjistrimi, raportojnë mediat e huaja.
Zona ku ka ndodhur përplasja ndodhet 25 kilometra larg Bakhmutit.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/


