Ujkani cak i Empolit, Genoas dhe Eintrachtit
14/04/2015
Por, për portierin shqiptar interesim kanë shprehur dy skuadrat që janë pjesë e Serie A, Empoli e Genoa si dhe ajo e Bundesligës së Gjermanisë, Eintracht Frankfurt, ka njoftuar "Sky Sport".
Ujkani 26-vjeçar me Palermon ka kontratë deri në qershor të këtij viti, transmeton koha.net.
"Është planifikuar nga të dyja palët që të vazhdohet bashkëpunimi, por ende nuk ka një marrëveshje për rinovimin e kontratës. Empoli e Genoa po planifikojnë që t'i shesin portierët e tyre në fund të këtij edicioni. Kontakte me Ujkanin ka edhe ekipi i Bundesligës, Eintracht Frankfurt", shkruan "calcionews24.com”.
Ish-portieri i kombëtares së Shqipërisë këtë edicion nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje me Palermon në Serie A.


