Please enter at least 3 characters.

Ujësjellësi: Mos pengoni punimet

2016/01/uj-euml-sjell-euml-si-mos-pengoni-punimet_hd.jpg

Sipas KUR “ Prishtina”, gjatë javës së kaluar ata kanë filluar implementimin e fazës së dytë të investimeve, e që këto investime kanë vlerën prej 17 milionë eurosh, donacion nga Komisioni Evropian.

Kjo fazë përfshinë rehabilitimin e rrjetit primar, sekondar dhe terciar të rrjetit të ujit të pijshëm, rehabilitimin e kolektorëve kryesorë dhe sekondar të ujërave të zeza, rehabilitimin e Fabrikës së përpunimit të ujit në Badoc , dhe marrjes së ujit nga penda e Badocit, si dhe mbrojtja e burimeve të ujit, në liqenin e Batllavës dhe Badocit.

Këto punime janë duke vazhduar edhe në ditët dhe muajt në vijim përfshirë lagjen Velania, Bregun e Diellit, lagjen e Muhaxhirëve, Dodona, si dhe pjesën më të madhe të Fushë Kosovës. /Telegrafi/