Please enter at least 3 characters.

U raportua për mbeturina në Istog, intervenon kompania e pastrimit

2024/07/Screenshot-2024-07-09-150018.png

Është raportuar për mbeturina në një hapësirë në Istog e cila gjendet afër spitalit të qytetit.

Ndërsa, pas raportimit në ndreqe.com, u intervenua menjëherë nga Kompania e Pastrimit të Istogut, me ç' rast u bë edhe pastrimi i zonës, transmeton Telegrafi.

Para dhe pas, mbeturinat në Istog

Ndryshe, qytetarët po vazhdojnë të raportojnë në platformën ndreqe.com për ankesat që kanë, ku më pas po intervenohet edhe nga organet përgjegjëse. /Telegrafi/