Please enter at least 3 characters.

U përmbyll projekti ''Zëri i të rinjve në Maqedoni''

2016/07/Rinia-ne-Maqedoni-foto-kualitet.jpg

Qendra për dialog ndërkulturor (QDN) e mbajti sot aktivitetin përmbyllës të projektit ''Zëri i të rinjve në Maqedoni'' që u realizua në vitin e kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qëllimi i projektit ishte nxitja e të rinjve të jenë veprimtarë aktiv në ndryshimet shoqërore. QND-ja bën të ditur se në pesë fushatat u përfshinë rreth 400 të rinj të shkollave të Kumanovës, Likovës dhe Nagoriçanit të vjetër.

Nxënësit organizuan aktivitete dhe lobuan për ndryshime të caktuara që janë në interes të tyre. U mbajtën gara sportive, debate për barazi gjinore, u hapën zyra informimi, u diskutua për përmirësimin e higjienës nëpër shkolla, etj./Telegrafi/