U maskua si nëna e vdekur për tre vjet - italiani zbulon skemën e çuditshme të mashtrimit me pensione
Një burrë italian dyshohet për mashtrim me pensione, pasi u zbulua duke u maskuar si nëna e tij e vdekur kur erdhi të rinovojë letërnjoftimin në mënyrë që të vazhdonte të merrte pensionin e të ndjerës.
Investiguesit besojnë se Graziella Dall’Oglio vdiq me moshën 82 vjeç, në qytetin Borgo Virgilio, pranë Mantovës.
Por djali i saj - emri nuk është bërë publik - nuk e raportoi vdekjen, përkundrazi, ruajti trupin e saj në shtëpi dhe për tre vjet vazhdoi të paraqitej si ajo për të marrë pensionin, raporton odditycentral.
Kur i skadoi karta e identitetit dhe ai u detyrua ta rinovonte, doli para zyrtarëve të zyrës komunale e veshur me rroba gruaje: me perukë, grim, rroba femrash dhe bizhuteri - ashtu si në filmat hollivudian.
Mirëpo punonjësit vunë re diçka që s’bindte: lëkura në duar nuk dukej si e një gruaje 85-vjeçare dhe sipër grimit mund të dallohej mjekra.
Pas alarmit të një punonjësi, policia kontrolloi banesën = aty gjetën trupin e nënës së tij, trup i zhytur në gjendje mumifikimi, i fshehur në një dollap dhe i mbështjellë me çarçafë dhe qese për fjetje.
Vlerësohet se përmes pensionit të nënës dhe përfitimeve të pronave (të tre shtëpi), ai ka marrë rreth 53 mijë euro në vit. /Telegrafi/


