Please enter at least 3 characters.

U lëndua me kombëtaren, ylli i Arsenalit në dyshim për duelin ndaj Real Madridit

Riccardo Calafiori është larguar nga grumbullimi me Italinë pasi pësoi një lëndim në ndeshjen ndaj Gjermanisë në Ligën e Kombeve të enjten. 

Mbrojtësi i djathtë i Arsenalit do të rikthehet në Londër dhe do të humbasë ndeshjen e dytë të fazës çerekfinale, pasi pësoi një lëndim në gju në humbjen që pësuan me rezultat 2-1 në ‘San Siro’.

Teksa Calafiori pritet t’i nënshtrohet disa testeve në Londër për të zbuluar shkallën e lëndimit.

Gianluca Di Marzio raporton se ai mund të mungojë deri në tri javë. Kjo do ta vendoste atë në rrezik për sfidën ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve më 8 prill.

Lëndimet e kanë penguar Calafiorin disa herë këtë sezon, duke bërë që ai të luajë në vetëm 26 ndeshje në të gjitha garat, ku 16 prej tyre erdhën nga minuta e parë.

Calafiori do të shpresojë se lëndimi nuk është aq i rëndë sa u mendua fillimisht, me Arsenalin që do të përballet me Fulhamin, Evertonin dhe Real Madridin në javët në vazhdim.

22-vjeçari u transferua tek ‘Topçinjtë’ në korrik të vitit të kaluar nga Bologna për 45 milionë euro./Telegrafi/