Please enter at least 3 characters.

U ble për “vetëm” 20 milionë euro - a është kjo shtëpia më mahnitëse në botë? (Foto)

2016/07/666.jpg
23:"© Dogon Property Group

Shtëpia më e shtrenjtë që është shitur ndonjëherë në Afrikën e Jugut sapo ka ndërruar pronar, gjë e cila i kënaqi aq shumë shitësit sa që lanë në shtëpi edhe një Porsche Cayenne dhe një Aston Martin DB9 për vulosjen e marrëveshjes së arritur.

Shtëpia tre-katëshe – që ka shtatë dhoma gjumi, një pishinë të pafundme dhe një pamje 360 gradëshe mbi Cape Town – u ble nga një sipërmarrës gjerman për rreth 20 milionë euro.

Dirk Ströer, pronar i një prej kompanive më të mëdha të reklamave në Gjermani, do ta përdorë shtëpinë e blerë për të kaluar pushimet së bashku me familjen, tha agjenti i tij imobiliar.