Please enter at least 3 characters.

U aksidentua djali i tij dhe kërkoi nga policia që ai ta merrte përgjegjësinë – arrestohet prishtinasi

2023/02/Arrestimet-e-Policise-ilustrim-foto-Ridvan-Slivova-2.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë, pasi që i njëjti kishte shkuar në vendin e ngjarjes në një aksident trafiku ku i dyshuar ishte
djali i tij dhe kishte kërkuar nga zyrtarët policorë që ai te merr përgjegjësinë për rastin pasi që djali i tij nuk posedonte patentë shofer.

Pasi që kërkesa e tij është refuzuar nga zyrtarët policorë dhe sqaruar se ligjërisht nuk lejohet, i dyshuari kishte fyer dhe kanosur zyrtarët policorë.

Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/