Please enter at least 3 characters.

Tzanakopoulos: "Maqedonia Ilindenase" nuk është në tavolinën e bisedimeve

2018/04/Tzanakopoulos.jpg

Dimitris Tzanakopulos, zëdhënës i Qeverisë greke dhe ministër pa resor, thotë se ka parakushte politike dhe teknike për një ujdi për çështjen e emrit.

Sipas tij, temat e bisedimeve në New York janë kërkesa për një emër erga omnes, rishikimi i Kushtetutës, dhe shqyrtimi i propozimeve të ndërmjetësuesit Nimetz, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për televizionin "Sky", Tzanakopoulos rithekson se emri "Maqedonia Ilindenase" nuk është pjesë e bisedimeve./Telegrafi/