Please enter at least 3 characters.

Twitter fshehu postimin e Trump sepse "glorifikon dhunën"

2020/05/87d6e02a-00af-4ac8-a73e-d3361c609672.jpg

Twitter e fshehu postimin në profilin e presidentit të SHBA-së Donald Trump sepse ai shkel rregullin që ndalon "glorifikimin e dhunës".

Shkrimi nuk është hequr nga Twitter, por është i mbuluar nga një paralajmërim dhe mund të shihet kur klikohet aty, transmeton Telegrafi.

Në paralajmërim thuhet: "Twitter ka vendosur që është në interes të publikut që shkrimi të mbetet i fshehur".

Trump ka bërë një shkrim në Twitter në lidhje me situatën në qytetin e Minneapolis, ku protestat kanë vazhduar për disa net për vrasjen e një personi me ngjyrë.

Presidenti shkroi se do të "dërgonte Gardën Kombëtare" dhe paralajmëroi se "kur të fillojë grabitja, të shtënat do të fillojnë". /Telegrafi/