Turneu i trete ndërkombëtar ne Futsal
02/03/2012
Turneu është pjesë e programit festiv “Epopeja e UÇK-së 2012” dhe këtë vit vjen me moton “Jetojmë me lavdinë e Tuaj - Adem Jashari”.
Hapja solemne e turneut, i cili zhvillohet nën patronatin e Kryeministrit të Kosovës, do të bëhet nesër me fillim në ora 19:30.
Ky është turneu i trete me radhë ku marrin pjesë përfaqësuesit e shteteve nga Kosova, Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Maqedonia dhe Çekia. /Telegrafi/


