Please enter at least 3 characters.

Turneu i "Rolling Stones" do të nisë në qershor

2019/05/MickJaggerRollingstones.jpg
238:"DUBLIN, IRELAND - MAY 17: Mick Jagger of The Rolling Stones perform live on stage on the opening night of the european leg of their No Filter tour at Croke Park on May 17, 2018 in Dublin, Ireland. (Photo by Charles McQuillan/Getty Images)
12:"Getty Images

Grupi Rolling Stones rikthehetn sërish këtë verë, pas shtyrjes me disa muaj të turneut “No Filter” në Amerikën e Veriut, për shkak të trajtimit mjekësor të liderit të grupit Mick Jagger.

75-vjeçari, sipas mediave amerikane, i ishte nënshtruar një operacioni në zemër në New York - transmeton KP.

Burime të ndryshme bëjnë me dije se gjendja e tij shëndetësore tashmë është stabilizuar dhe Jagger është gati për t’u rikthyer në skenë.

Përmes një reagimi në Twitter, grupi “Rolling Stones” njofton se Mick Jagger, Keith Richards, Charlie Watts dhe Ronnie Wood, mezi presin të nisin turneun e tyre më 21 qershor nga Chicago.

Të njohur për hitet e tyre ndër vite, “Brown Sugar” dhe “Sympathy For The Devil”, bendi veteran i rokut do të udhëtojë përmes Amerikës dhe Kanadasë për gati tre muaj.