Please enter at least 3 characters.

Turkja vdiq një ditë pasi u shpëtua në Kirikhan - ajo kishte kaluar 104 orë nën gërmadhat e ndërtesave

2023/02/Screenshot_4-27.jpg

Një grua vdiq në spital të shtunën një ditë pasi u nxor nga rrënojat e një ndërtese të shembur në Turqinë jugore, ku kishte mbetur e bllokuar për 104 orë që nga tërmeti shkatërrues i së hënës, thanë ekipet e shpëtimit.

Ekipet e shpëtimit gjermanë nxorën 40-vjeçaren, Zeynep Kahraman nga rrënojat në qytetin Kirikhan në Turqinë jugore të premten.

“Sapo mësuam nga vëllai dhe motra e saj, se Zeynep fatkeqësisht ndërroi jetë në spital”, tha Steven Bayer, drejtuesi i ekipit ndërkombëtar gjerman të kërkimit dhe shpëtimit.

Familja e Kahramanit kanë pohuar se ekipet e shpëtimit kishin arritur dy ditë pas tërmetit të së hënës.

Punëtorët gjermanë kontaktuan me gruan ndërsa ajo ishte ende thellë brenda rrënojave dhe e mbajtën të hidratuar përmes një zorre.

Turqia dhe Siria kanë raportuar se së bashku deri më tani kanë humbur jetën mbi 24 mijë qytetarë. /Telegrafi/