Turisti sulmohet nga krokodili në Filipine, ai mendoi se ishte statujë - pamje tronditëse
Një burrë hipi mbi një krokodil duke menduar se ishte statujë.
Ai përfundoi me lëndime të rënda pasi zvarraniku e kafshoi në krah dhe kofshë.
Bëhet e ditur se incidenti ndodhi në Parkun Mangrove dhe Wetlands të ishullit Kabug, në provincën Zamboanga Sibugay në Filipinet jugore.
Burri vuri re një krokodil të shtrirë dhe iu afrua pa e ditur se ai në fakt është kafshë e vërtetë, përcjell Telegrafi.
Siç raportohet, krokodili nuk e la të lirë burrin për 30 minuta.
Deri sa një person e goditi kafshën me një copë betoni duke e detyruar të largohej.
Shërbimet e urgjencës e gjetën burrin me plagë të rënda në krah dhe këmbë.
Mjekët ndaluan gjakderdhjen dhe e dërguan në një spital aty pranë.
Ai thuhet se ka marrë më shumë se 50 qepje.
"Kjo lloj sjelljeje është jashtëzakonisht e rrezikshme. Askush nuk duhet të lejohet të hyjë në ambientet e kafshëve në kopshtet zoologjike. Ai vuri në rrezik jetën e tij dhe jetën e të tjerëve. Është shumë me fat që është gjallë”, deklaruan policia e vendit. /Telegrafi/


