Please enter at least 3 characters.

Tuna uron Cozyn: Urime ditëlindjen dashuria e jetës time (Foto)

2016/01/tuna-uron-cozyn-urime-dit-euml-lindjen-dashuria-e-jet-euml-s-time-foto_hd.jpg

 Dhe pikërisht ditëlindjen ai po e feston në mesin e turneut Fenix Tour 2, ku dyshja, ai dhe Tuna, kaluan në një dimension të ri me performanca më të avansuara e të nivelit të artistëve perëndimor.

Por, për të sigurisht se është kujtuar njeriu i jetës së tij.

Tuna me anë të një fotografie të postuar ka shprehur gjithë dashurinë për të dashurin e saj, reperin me të cilin ajo edhe krijoi superhitin “Fenix” vit më parë.

“Urime ditëlindjen dashuria e jetës time, ushtari im i vërtetë, shoku im më i mirë, krahu im, shpirti im, partneri im në krime të suksesshme të kryera bashkë, bekimi më i madh i jetës time. Mezi pres që të festojmë”.

“Love you to the other galaxy and back Cozman. Vazhdo të reflektosh energji pozitive”, ka shkruar Tuna në profilin e saj në Facebook dhe në Instagram.

Ajo ka postuar edhe një fotografi ku shfaqen si një superçift, tejet të fokusuar në punën dhe artin që bëjnë, por natyrisht pa bërë shumë bujë, duke tentuar të mbajnë edhe dashurinë e tyre dhe momentet sa më larg syrit të medias. /Telegrafi/