Please enter at least 3 characters.

Tuchel pas shortit me Unitedin: Besoj te skuadra ime

2018/12/Thomas-Tuchel.jpg
294:"BELGRADE, SERBIA - DECEMBER 11: Head coach Thomas Tuchel of Paris Saint-Germain looks on prior to the UEFA Champions League Group C match between Red Star Belgrade and Paris Saint-Germain at Rajko Mitic Stadium on December 11, 2018 in Belgrade, Serbia. (Photo by Srdjan Stevanovic/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Paris Saint Germainit, Thomas Tuchel, ka komentuar shkurtimisht shortin e fazës së eliminim direkt të Ligës së Kampionëve.

Klubi nga Parisi do të luajë kundër Mancheser Unitedit, por beson te kualifikimi pavarësisht se skuadra e Special Ones ka përvojë në garat evropiane.

"Duhet të fitojmë në Old Trafford. Besoj te skuadra ime, është një test i madh, një sfidë".

"Faza 1/8 e finales është gjithmonë e vështirë. Manchester Unitedi ka shumë provojë në këtë garë pasi e kanë fituar disa herë".

"Unë nuk jam as i kënaqur, as i pakënaqur me shortin", ka thënë Tuchel.

PSG përfundoi grupin në vendin e parë, duke lënë Liverpoolin pas. Ndërsa në anën tjetër Djajtë e Kuq përfunduan poshtë Juventusit.

Kujtojmë se Unitedi është kampion aktual i Ligës së Evropës. /Telegrafi/