Please enter at least 3 characters.

Tubim në Shkup në mbështetje të Erdoganit (Foto)

2016/07/Erdogan-Sk-1.jpg

Sot në Shkup qytetarët janë mbledhur për t'i dhënë mbështetje kryetarit të Turqisë Recep Tayyip Erdoğan për të përballuar grusht shtetin në shtetin e tij që ai e drejton, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Protestuesit porososin ''Erdogan të pastroj puçistët'', ''E dënojmë puçin e përgjakshëm dhe mbështesim kryetarin Erdogan'', ''E lusim Zotin që t'i jap fuqi kryetarit tonë që të pastroj puçistë, ndërsa të plagosurve të ju jap shëndet'' thonë mes tjerash mbështetësit e Erdogan në Shkup.

Kryetari i lidhjes së shoqatave jo-qeveritare turke, Taksin Ibrahim tha ''Shpresoj se së shpejti do të burgosen të gjithë puçistët që e tradhëtuan shtetin dhe popullin e tyre''

Në tubim ka 500 persona, që e filluan mbështetjen me himnin e Maqedonisë dhe të Turqisë./Telegrafi/