Trump thotë se SHBA nuk do të ndalojë tarifat
250:"FILE PHOTO: U.S. President Donald Trump holds a "Foreign Trade Barriers" document as he delivers remarks on tariffs in the Rose Garden at the White House in Washington, D.C., U.S., April 2, 2025. REUTERS/Carlos Barria TPX IMAGES OF THE DAY/File Photo
7:"REUTERS
07/04/2025
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se nuk do të ndalojë tarifat.
"Nuk po e shikojmë këtë", konfirmoi ai, transmeton Telegrafi.
Trump thotë se shumë vende kanë negociuar me Uashingtonin, dhe ata do të përpiqen të bëjnë "marrëveshje të drejta" me secilën prej tyre.
Ai theksoi se SHBA ka 36 trilionë dollarë borxh "për një arsye", dhe administrata e tij do të bisedojë me shumë vende, përfshirë Kinën, për ta rregulluar këtë.
"Ne do të marrim marrëveshje të drejta me çdo vend dhe nëse nuk e bëjmë, ata nuk do të jenë në gjendje të marrin pjesë me SHBA", shtoi ai.
Ai gjithashtu thotë se SHBA-ja "është grabitur nga shumë vende gjatë viteve".
"Nuk mund ta bëjmë më. Nuk mund të jemi më budallenj," thotë ai.


