Please enter at least 3 characters.

Trump pritet t'i fal 100 të burgosur në ditën e fundit si president

2021/01/180130235555-trump-smile-sotu-scaled.jpg
362:"WASHINGTON, DC - JANUARY 30: U.S. President Donald J. Trump smiles during the State of the Union address in the chamber of the U.S. House of Representatives January 30, 2018 in Washington, DC. This is the first State of the Union address given by U.S. President Donald Trump and his second joint-session address to Congress. (Photo by Win McNamee/Getty Images)
12:"Getty Images

Donald Trump po përgatitet të fal rreth 100 persona në ditën e fundit si president i SHBA-së, thonë burimet e CNN-it.

Do të jetë një grup i madh që përfshin kriminelë mantel bardhë, përdhunues të profilit të lartë dhe të tjerë, por - që tani - nuk pritet të përfshijë edhe vetveten.

Shtëpia e Bardhë zhvilloi një takim të dielën për të finalizuar listën e personave që do të falën, transmeton Telegrafi.

Fillimisht, dy grupe të mëdha ishin gati të falën, një në fund të javës së kaluar dhe një të martën. Tani, zyrtarët presin që republikani një gjë të tillë ta bëjë gjatë ditës së nesërme – nuk dihet nëse Trump do t’i fal aleatët e diskutueshëm, anëtarët e familjes ose vetveten.

Ndryshe, Trump kohë më parë kishte fal disa zyrtarë amerikanë, ku ishte kritikuar për veprimet e tija. /Telegrafi/