Trump pret Orbanin në Shtëpinë e Bardhë: Ai është një udhëheqës i shkëlqyer
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, sapo ka zbritur nga automjeti i tij dhe është pritur nga Donald Trump jashtë Krahut Perëndimor të Shtëpisë së Bardhë.
I pyetur nëse do të takohet me Vladimir Putinin në Budapest, kryeqytetin e Hungarisë, Trump u përgjigj duke thënë "gjithmonë ka një shans".
Trump dhe Putin dukej se do të takoheshin në Hungari pas një telefonate muajin e kaluar, por presidenti amerikan e anuloi takimin.
Bëhet e ditur se Trump dhe Orban kanë shkuar në Sallën e Kabinetit për bisedime.
“Ai ka bërë një punë fantastike, është një njeri shumë i fuqishëm brenda vendit të tij, por është gjithashtu i dashur”, tha Trump për Orbanin.
"Ai ka drejtuar një vend vërtet të shkëlqyer."
Trump vazhdoi duke e përshkruar atë si një "person të veçantë" dhe konfirmoi se dyshja do të flasë për luftën në Ukrainë, si dhe për energjinë.
"Dua vetëm ta mirëpres këtë person vërtet të mirë, ai është një udhëheqës i shkëlqyer.” /Telegrafi/


