Please enter at least 3 characters.

Trump: Me Britaninë e Madhe mund të arrijmë një marrëveshje 'shumë të madhe' tregtare

2019/08/trum_johnson_g7_france.jpg
495:"BIARRITZ, FRANCE - AUGUST 25: U.S. President Donald Trump and Britain's Prime Minister Boris Johnson attend a bilateral meeting during the G7 summit on August 25, 2019 in Biarritz, France. The French southwestern seaside resort of Biarritz is hosting the 45th G7 summit from August 24 to 26. High on the agenda will be the climate emergency, the US-China trade war, Britain's departure from the EU, and emergency talks on the Amazon wildfire crisis. (Photo by Dylan Martinez - Pool/Getty Images)
12:"Getty Images

Duke folur pas një takimi të mëngjesit me kryeministrin e Britanisë së Madhe, Boris Johnson në Samitin G7 në Biarritz të Francës, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka premtuar një marrëveshje "shumë të madhe" tregtare me këtë vend.

Por, Johnson tha se SHBA duhet të hapë tregun nëse një marrëveshje pas BREXIT-it arrihet.

"Nuk mendoj se shesim ndonjë lloj të mishit në Shtetet e Bashkuara”, tha Johnson.

Takimi ndodhi pas ditës së parë të diskutimeve në mes të liderëve botëror në samit.

Duke folur para gazetarëve, Trump tha se një marrëveshje me Britaninë do të ndodhte shumë shpejtë.

“Do të bëjmë një marrëveshje 'shumë të madhe' tregtare, më e madhja që kemi pasur me Britaninë”, tha ai.

Si anëtare e Bashkimit Evropian, Britania e madhe nuk mundet të bëjë marrëveshje tregtare me shtete të tjera dhe Bashkimi Evropian nuk ka marrëveshje për tregti të lirë me SHBA-në.

Britania e Madhe deri më tash ka vazhduar 13 marrëveshje tregtare me 38 shtete edhe pas BREXIT-it, ku e fundit ishte me Korenë e Jugut. /Telegrafi/