Please enter at least 3 characters.

Trump: Lufta e ka dobësuar Iranin

Donald Trump ka sulmuar sërish kritikët e marrëveshjes kornizë që ai arriti me Iranin për t'i dhënë fund luftës që ai filloi në shkurt.

“Lufta e ka dobësuar Iranin”, shkroi presidenti amerikan në një postim në Truth Social, duke përsëritur deklaratën se SHBA e ka mundur ushtarakisht Iranin.

“Ai nuk ka më Forca Ajrore, Marinë, Pajisje Kundërajrore, Radar apo praktikisht asgjë tjetër, e megjithatë Demokratët thonë se Irani është më mirë tani sesa ishte katër muaj më parë. A mund ta imagjinoni të shpëtoni pa u ndëshkuar??? Sa budallenj mund të jenë disa njerëz”, deklaroi Trump.



Ndryshe, bisedimet e planifikuara midis Iranit dhe SHBA-së në vendpushimin malor Burgenstock në Zvicër janë shtyrë, ka njoftuar ministria e jashtme zvicerane.

Por, Zvicra tha se “mbetet e gatshme të lehtësojë këto bisedime”.

Nuk u zbulua asnjë detaj mbi datën e ardhshme të bisedimeve, por ministria tha se "puna përgatitore përkatëse në Burgenstock po vazhdon". /Telegrafi/