Please enter at least 3 characters.

Trump i cilëson hetimet e Muellerit "sulm ndaj shtetit"

2017/08/donald-trump-1.jpg
446:"JUNE 22, 2107 FILE PHOTO FILE - In this June 22, 2017 file photo, President Donald Trump speaks on the South Lawn of the White House in Washington. President Donald Trump is not known for plunging into the details of complex policy issues, and health care is no exception. Since his campaign days, Trump has addressed health care in broad, aspirational strokes. Nonetheless he made some clear promises along the way. (AP Photo/Alex Brandon, File)
2:"AP

Agjentët e FBI-së kanë bastisur zyrën e Michael Cohen, avokatit personal të presidentit amerikan, Donald Trump, duke konfiskuar incizime për çështje të ndryshme.

Ky hap ka zemëruar presidentin amerikan.

Duke folur para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, Trump ka akuzuar FBI-në për aksionin e saj në zyrën e avokatit të presidentit, derisa ka folur edhe për hetimet e këshilltarit special, Robert Mueller për lidhjet eventuale mes Rusisë dhe fushatës së tij.

“Kjo është situatë e turpshme. Përbën totalisht gjueti shtrigash dhe e kam thënë këtë gjë disa herë”, është shprehur ai.

“Ky është sulm ndaj shtetit tonë. Ky është sulm ndaj parimeve, mbrapa të cilave qëndrojmë”.

Deklaratat e Trumpit kanë rizgjuar spekulimet se ai mund ta shkarkojë nga pozita Muellerin, i cili është emëruar vitin e kaluar, pasi presidenti Trump kishte shkarkuar drejtorin e FBI-së, James Comey, i cili në atë kohë ishte duke udhëhequr hetimet, raporton Rel.

Përfaqësuesi demokrat, Adam Schiff ka thënë se veprimi i FBI-së është miratuar nga një gjyqtar.

“Kjo nuk është gjueti shtrigash. Është sundim i ligjit”, ka shkruar ai në Twitter.