Please enter at least 3 characters.

Trump bisedë telefonike me Netanyahun - flasin për Iranin

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka folur në telefon me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

Sipas një zyrtari izraelit, dyshja diskutoi për Iranin.

Presidenti amerikan postoi një fotografi më herët sot me mbishkrimin "qetësi para stuhisë", mes raportimeve se SHBA-të dhe Izraeli po përgatiten për sulme të reja ndaj Iranit.

Dje, New York Times raportoi se SHBA-të dhe Izraeli po kalojnë nëpër përgatitjet më intensive për sulme të reja kundër Iranit, që nga armëpushimi i arritur muajin e kaluar.

Dy zyrtarë të Lindjes së Mesme thanë se të dy vendet po kërkojnë të jenë gati që javën e ardhshme.

Në anën tjetër Mbretëria e Bashkuar po vendos sistemin e ri në Lindjen e Mesme për të mbrojtur "qytetarët dhe partnerët e Mbretërisë së Bashkuar në Lindjen e Mesme nga sulmet me dronë", tha Ministria e Mbrojtjes. /Telegrafi/