Please enter at least 3 characters.

Truket e vogla që çorapet e najlonit kurrë të mos ju shqyhen!

2016/01/truket-e-vogla-q-euml-ccedil-orapet-e-najlonit-kurr-euml-t-euml-mos-ju-shqyhen-video_2_hd.jpg

Vetëm duhet t’i ndiqni këto veprime:

Para mbathjes lyeni me losion të duarve këmbët dhe shputat, në mënyrë që të jenë të lëmuara dhe të mos i dëmtojnë çorapet e najlonit.

Nga dora hiqni tërë stolitë, por edhe orën, në mënyrë që çorapet të mos kapen dhe të mos shqepen, transmeton Telegrafi.

Mbështillini çorapet nga pjesa e brekëve në drejtim të gishtave në mënyrë që më lehtë t’i mbathni në këmbë, secilën veç e veç.

Mos u ngutni, ngadalë vishini nga lart, në mënyrë që të mos pëlcasin.

Me duar kaloni mbi këmbë dhe shikoni në mos janë mbetur diku të çlirëta.

Para mbathjes, kontrollojeni brendësinë e këpucës a është e lëmuar. /Telegrafi/