Please enter at least 3 characters.

Trudeau paralajmëron se Rusia mund të ndërhyjë në zgjedhjet parlamentare në Kanada

2019/04/JustinTrudeau.jpg
311:"OTTAWA, ON - MARCH 07: Canada's Prime Minister Justin Trudeau attends a news conference on March 7, 2019 in Ottawa, Canada. Prime Minister Trudeau and top aides have been accused of meddling in a federal criminal investigation of SNC-Lavalin, a major Candian engineering firm. (Photo by Dave Chan/Getty Images)
12:"Getty Images

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, ka paralajmëruar rrezik të ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në vendin e tij.

"Kemi parë gjatë viteve të kaluara një rritje të ndërhyrjes së faktorëve të jashtëm në proceset demokratike”.

"Kemi parë shumë qartë se shtetet si Rusia janë prapa shumë fushatave përçarëse”, ka thënë Trudeau në një konferencë për media, transmeton REL.

Ai ka shtuar se Karina Gould, ministre e Institucioneve Demokratike, ka krijuar forma të ndryshme për të mbrojtur zgjedhjet dhe për të siguruar se vota do të vendoset nga Kanadaja.

Agjencitë e inteligjencës në SHBA dhe BE, kishin akuzuar Rusinë për ndërhyrje në zgjedhjet e kaluara, duke përfshirë zgjedhjet presidenciale në SHBA më 2016. Moska kishte refuzuar këto akuza.

Zgjedhjet parlamentare në Kanada pritet të mbahen më 21 tetor.