Përjetoni Blockbuster “TRON:ARES” nga 8 tetor në ScreenX, 4DX dhe Real D 3D!
Fansat e kinemasë dhe teknologjisë futuristike do të kenë mundësinë të përjetojnë një nga filmat më të shumëpritur të vitit, TRON: Ares, që fillon shfaqjen ekskluzivisht në CineStar Prishtina Mall, me 8 Tetor, me eventin CineFan, duke filluar nga ora 19:00.
TRON: Ares është kapitulli më i ri në universin legjendar TRON, një aventurë vizuale dhe emocionale që bashkon botën reale me atë digjitale. Filmi sjellë aktorët e njohur Evan Peters, Jeff Bridges, GretaLee, dhe ndjek historinë e një programuesi nga realiteti ynë që transportohet në rrjetin kompjuterik për të përballuar një entitet të fuqishëm dhe të rrezikshëm, Ares, i cili ka plane për të kaluar kufijtë e botës virtuale dhe për të pushtuar realitetin.
Me efekte speciale mbresëlënëse, dizajn vizual unik dhe ritëm të lartë aksioni, TRON: Ares premton një përvojë kinematografike të paharrueshme.
CineFan është event i veçantë që sjell premierat më të mëdha për fansat më të zjarrtë të filmit, dhe këtë herë përzgjedhja bie mbi një super-produksion të shumëpritur nga Disney.
Gjatë shfaqjeve CineFan, të gjithë që blejnë bileta në formatet 4DX, ScreenX, apo RealD 3D do të marrin dyfish yje si anëtarë iStars Club, dhe kjo është një mundësi perfekte për të përfituar më shumë nga përvojat kinematografike.
Shikonitrailerdhe mos e humbisni këtë ngjarje ekskluzive!
Bleni biletat dhe gjeni më shumë informacione në cinestarcinemas-ks.eu përmes aplikacionit CineStar Kosovo, ose në arkat e kinemasë.


