Trokit: 17 vite kreativitet dhe inovacion
23/07/2024
Ky muaj shënon një moment të veçantë për TROKIT, pasi festojmë 17-vjetorin e themelimit tonë dhe zhvendosjen në zyrën tonë të re dhe moderne në zemër të Prishtinës.Me krenari dhe mirënjohje, shikojmë prapa në një rrugëtim të gjatë të mbushur me suksese dhe arritje të jashtëzakonshme. Ndërsa hyjmë në dekadën e tretë të veprimtarisë sonë, mbetemi të përkushtuar ndaj parimeve tona themeluese dhe vazhdojmë të evoluojmë në epokën digjitale, duke sjellë inovacion që nga dita e parë.
Nga fillimet tona modeste deri në arritjet e sotme, TROKIT ka pësuar një zgjerim të madh të shërbimeve tona, duke mbetur gjithmonë besnikë ndaj zanafillës sonë: kreativitetit dhe digjitalizimit. Emërtimi, brendimi, dizajnimi i paketimit, uebsajtet, tregtia elektronike, zhvillimi i foftuerit dhe zhvillimi i fushatave mbeten shërbimet tona që akoma na shquajnë.Kemi pasur kënaqësinë që përgjatë këtyre viteve të transformojmë biznese si në aspektin kreativ ashtu dhe digjital, nga startup-e deri në korporata multi-milioneshe.Me përkushtim dhe pasion, kemi arritur të ofrojmë këto shërbime në mbi 16 shtete të ndryshme.Me përvojë dhe profesionalizëm, ne ju ndihmojmë të arrini majat e suksesit në tregun tuaj.
Ju mirëpresim në zyrat tona të reja për të diskutuar se si mund të shndërrojmë vizionin tuaj në realitet.SË BASHKU DREJT TË ARDHMES!www.trokit.com / info@trokit.com / +383 49 46 46 93Adresa: Kompleksi Ramiz Sadiku, Nr. 20, Ukshin Hoti, Prishtinë, Kosovë

