Please enter at least 3 characters.

Trifunovski: Dhurimi i organeve si vendim tejet i vështirë, lë dritë të fuqishme pas vetes

Aleksandar Trifunovski, kirurg-urolog dhe anëtar i ekipit për transplantim, në kuadër të fushatës kombëtare që realizohet nën moton “Dhurimi i organeve i jep kuptim më të lartë njerëzimit!”, apelon për avancimin e organodhënies.

"Akti i dhurimit të organeve ndodh në momentet më të vështira të jetës së një familjeje. Personi lë mesazh për familjen e tij, ndërsa i jep një mundësi për jetë një personi tjetër apo disa personave. Apeloj për avancimin e organodhënies. Vendimet më të vështira në jetë lënë dritën më të fuqishme pas vetes", thotë dr. Trifunovski.

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, thekson se mesazhi i mjekëve që çdo ditë përballen me pacientë që presin transplantim është thirrja më e fuqishme për rritjen e vetëdijes shoqërore për nevojën e dhurimit të organeve.

"Dhurimi i organeve është një vendim i thellë njerëzor, me të cilin shpresa vazhdon të jetojë. Obligimi ynë si institucione është ta zhvillojmë sistemin, të punojmë për rritjen e besimit dhe të krijojmë një kulturë në të cilën dhurimi i organeve do të njihet si akt solidariteti, empatie dhe respekti më të lartë ndaj jetës, porosit ministri Aliu.