Please enter at least 3 characters.

Tri shpërthime ndodhin gjatë xhirimeve të filmit të ri të James Bond, lëndohen aktorët

2019/06/GettyImages-494697590.jpg
222:"BERLIN, GERMANY - OCTOBER 28: Actor Daniel Craig attends the German premiere of the new James Bond movie 'Spectre' at CineStar on October 28, 2015 in Berlin, Germany. (Photo by Sean Gallup/Getty Images for Sony Pictures)
11:"Sean Gallup

Filmi më i fundit rreth agjentit të famshëm 007 duket të jetë "i mallkuar".

Domethënë, pasi aktori kryesor, Daniel Craig u lëndua në xhirime muajin e kaluar, një tjetër tragjedi ka ndodhur.

Tri shpërthime të fuqishme ndodhën gjatë xhirimeve të filmit të fundit të James Bond dhe me këtë rast disa anëtarë të ekipit u plagosën dhe inventari u dëmtua.

Incidenti ndodhi në Studio 'Pinewood' në Bakinghamshire, dhe xhirimi u ndërpre plotësisht, raporton The British.

Është raportuar se një person u plagos rëndë pas një shpërthimi që shkatërroi një pjesë të çatisë dhe të paktën pesë ekranet e projektimit në një kompleks me vlerë miliona paund.

https://twitter.com/JarCeleb/status/1136029390578507776

Portali britanik raporton se një pjesë e çatisë ra mbi këtë person dhe se ai ishte plagosur më së shumti.

Në skenarin e filmit, kërkesa ishte e nevojshme për skenën e shpërthimit në laborator kur ndodhi incidenti.

Sipas një burimi, një kaos i plotë u ngrit pasi pjesa e çatisë u hodh poshtë dhe disa ekrane të projektimit ishin në skenë.

Në fillim të majit, xhirimet e filmit të 25-të për agjentin James Bond u ndalën gjithashtu sepse aktori kryesor Daniel Craig (51) e plagosi këmbën e tij gjatë xhirimeve. /Telegrafi/