Please enter at least 3 characters.

Tri ndeshje në 1/8 e finales në Kupën e Kosovës, Prishtina dhe Drita zhvillojnë sfidën kryesore

2021/02/kupa.jpg

Sot (e martë) zhvillohen tri ndeshje në kuadër të 1/8 së finales në Kupën e Kosovës në futboll.

Padyshim që Kryendeshja e kësaj faze është ajo ndërmjet Prishtinës dhe Dritës. Bardhekaltrit janë nikoqirë të Intelektualëve në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Një tjetër sfidë interesante është edhe ajo në Podujevë, ku Llapi pret skuadrën e Ballkanit në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Takimi i tretë i të martës zhvillohet në Drenicë, ku skuadra nikoqire pret ekipin nga Liga e Parë, Ulpiana.

Të gjitha ndeshjet fillojnë nga ora 13:00, derisa të mërkurën zhvillohen edhe katër sfida të tjera, kurse të enjten vetëm një.

Orari i ndeshjeve të 1/8 së finales në Kupën e Kosovës

E martë, 09.02.2021 ora 13.00

Llapi – BallkaniPrishtina – DritaDrenica – Ulpiana (ndeshja zhvillohet në Drenas në stadiumin me bari sintetik)

E mërkurë, 10.02.2021 ora 13.00

A@N – FlamurtariTrepça’89 – FerizajIstogu – GjilaniArbëria – Feronikeli (ndeshja zhvillohet në Ferizaj)

E enjte 11.02.2021 ora 13.00

Dukagjini – 2 Korriku

/Telegrafi/