Please enter at least 3 characters.

Tri kërkesat që Perez u detyrua t'i garantonte për kthimin e Zidane te Real Madridi

2019/03/ZinedineZidanekthimi.jpg
275:"MADRID, SPAIN - MARCH 11: Zinedine Zidane is unveiled as new Real Madrid manager at Estadio Santiago Bernabeu on March 11, 2019 in Madrid, Spain. Zinedine Zidane returns as Real Madrid manager just 10 months after leaving the Spanish club. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)
12:"Getty Images

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka garantuar një seri kërkesash nga Zinedine Zidane për ta siguruar rikthimin e tij.

Legjenda franceze shënoi një rikthim befasues në Santiago Bernabeu të hënën, pas shkarkimit të Santiago Solarit.

AS bën të ditur se klubi e ka pasur të vështirë ta bindë 46-vjeçarin për t'u rikthyer, prandaj Perez ka garantuar që t'ia plotësojë disa kushtet.

Përforcimi i skuadrës

(Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Zidane ka kërkuar që gjatë verës të përforcohet ekipi dhe ndër tjerash, të transferohen tre emra të mëdhenj. Kylian Mbappe, Eden Hazard dhe Sadio Mane janë të parët në listën e kërkesave.

Shtim i autoritetit

(Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Perez është pajtuar që t'i japë fuqi francezit në lidhje me çështjet e skuadrës. Asnjë vendim për blerjet dhe largimet nuk do të ndodhë pa miratimin e Zidane, ndërsa ai pret mbështetjen e bordit për vendimet e tij.

Rritje e pagës

(Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Po ashtu, Zidane ka kërkuar rritje të pagës, në mënyrë që të vlerësohet rëndësia e tij në klub. Kontrata e tij e re e përafron me përfitimet e trajnerëve, si Pep Guardiola dhe Diego Simeone. /Telegrafi/