Please enter at least 3 characters.

Trepça, sonte zhvillon miqësore me gjigantin malazez

2017/02/basketa.jpg
8:"UMBRELLA

Sonte me fillim nga ora 19:00 klubi i basketbollit Trepça zhvillon ndeshje miqësore në Palestrën ''Minatori''.

Mitrovicasit do të jenë mikpritës të skuadrës malazeze KK Ibar Rozaje, e cila gjendet në pozitën e dytë të klasifikimit në Superligën malazeze.

Ky takimi shihet si një test para ''Final Four''-it të Kupës që zhvillohet pikërisht në Mitrovicë.

Kujtojmë se më 17 shkurt do të luhen ndeshjet gjysmëfinale, ku do të takohen Bashkimi me Pejën si dhe Trepça do të ballafaqohet me Sigal Prishtinën. /Telegrafi/