Please enter at least 3 characters.

"Trepça" për proceset përmbarimore: Nëse kjo situatë vazhdon, po krijohet një padrejtësi e madhe

2024/09/Trepca-e1586958423975-1.jpg

Ndërmarrja publike “Trepça” ka njoftuar se proceset përmbarimore po vazhdojnë edhe sot, duke ndikuar kështu drejtpërdrejt në operimin dhe qëndrueshmërinë e ndërmarrjes.

“Trepça” ka thënë se dëmi prek të gjithë dhe sipas tyre, nëse vazhdon kjo situate atëherë krijohet një padrejtësi e madhe, shkruan Telegrafi.

“Dëmi prek të gjithë – punonjësit, dhe aksionarët. Nëse kjo situatë vazhdon, po krijohet një padrejtësi e madhe, e cila cenon drejtpërdrejt aftësinë e Trepça SH.A për të përmbushur detyrimet financiare”, thuhet në njoftim.

Në njoftim punonjësit janë rikujtuar për rëndësinë e bashkëpunimit dhe janë ftuar të përfshirët për diskutim dhe gjetje të një zgjidhje të përbashkët në interes të të gjithëve

“Ftojmë të gjithë të përfshirët të paraqiten pranë menaxhmentit për të diskutuar dhe gjetur një zgjidhje të përbashkët në interes të të gjithëve”, thuhet tutje në njoftim.

Para dy javësh, “Trepça” pati njoftuar se bllokadat përmbarimore të iniciuara nga punonjësit e saj kanë ndikuar në përkeqësimin e gjendjes financiare të ndërmarrjes.

Sipas njoftimit, ato po e vështirësojnë pagesën e pagave për muajin shkurt dhe përmbushjen e detyrimeve të tjera financiare. /Telegrafi/