Trepça e ndjek “Play-Offin”
11/04/2015
“Xehetarëve” ju duhet fitorja në këtë duel, por edhe në atë të mbetur me Sigal Prishtinën, duke shpresuar ndërkohë që kjo e fundit ta mposhtë Golden Eagle Yllin sonte, në një ndeshje që pritet të jetë mjaft interesante.
Nënkampioni, Peja, pret fitore ndaj Vëllaznimit, në duelin e dytë të sotëm, ndërsa Besa e ka mundësinë që t’ia japë “shqelmin e fundit” Kastriotit, për ta përshëndetur nga elita e basketbollit kosovar. ETC Superliga, e shtunë, shkruan Zëri.
Sigal Prishtina – Golden Eagle Ylli (15:00) e Peja Vëllaznimi (17:00). E diel: Trepça – Kosova e Re Bashkimi (17:00) e Besa – Kastrioti (18:00).


