Trepça deklason Besën
26/10/2014
Mitrovicasit ishin më të mirë se kundërshtarët në çdo aspekt me ç’rast arritën fitoren e tretë sivjet.
Pas humbjes nga Peja, me këtë fitore Trepça arrin në kuotën e shtatë pikëve, transmeton Koha.
Në këtë xhiro ka fituar edhe Peja që ka mposhtur Golden Eagle Yllin me rezultat 102:73, Sigal Prishtina e mposhti Bashkimin në Prizren me rezultat 64-76, ndërsa Vëllaznimi e mposhti Kastriotin si mysafire me rezultat 70-87. /Telegrafi/


