Please enter at least 3 characters.

Treni përplas për vdekje 74 vjeçarin

2016/10/train.jpg

Treni ka përplasur për vdekje një këmbësor gjatë mëngjesit të sotëm në hekurudhën që përshkonte aksin Shkodër-Bajc.

Sipas policisë, viktima është shtetasi Nikë Hasanaj 74 vjeç, banues në Shkodër, i cili është gjetur i pajetë në lagjen “Tre Heronjtë” mbi shinat e trenit.

Nga veprimet paraprake viktimës iu konstatuan disa dëmtime të shumta në trup.

Policia ka dalë në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.