Please enter at least 3 characters.

Tregu i Gjelbër në Prishtinë përfshihet nga zjarri

2023/06/347242945_627741286050577_1296283031354836114_n-e1686258382959.jpg

Tri lokale afariste janë djegur sot, në orët e vona, në rrugën “Ilas Agushi”, afër tregut të Gjelbër në Prishtinë.

Në vend ngjarje tanimë kanë dalë pjesëtarë të policisë dhe të zjarrfikësve, të cilët janë duke ndihmuar në fikjen e zjarrit në këto lokale.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka deklaruar se nuk ka persona të lënduar.

“Sot rreth orës 22:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në tregun e gjelbër në Prishtinë. Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. Bazuar në të dhënat e deritanishme, është raportuar vetëm për dëme materiale”, ka thënë Ahmeti./Telegrafi/