Please enter at least 3 characters.

Tre transferët me të këqij që spekulohen këto ditë

2016/01/f.0704061947896_m.jpg

Lionel Messi te Zeniti

Sipas shtypit rus, Zeniti do ta lejonte yllin e tyre, Andrei Arshavin të kalojë të kalojë te Barcelona, por me kusht që argjentinasi, Lionel Messi, të shkojë në drejtim të kundërt. Mirëpo kjo nuk është e gjitha, rusët kërkojnë edhe 20 milionë euro kompensim.

Marcos Senna te Genoa

Pavarësisht se duket e pamundur që Senna t’i bashkohet një skuadre mesatare në Serie A duke pasur parasysh formën e shkëlqyer të tij gjatë Kampionatit evropian, Genoa nuk u zmbraps ta kërkonte atë. Pavarësisht se Juventus dhe Arsenal e kërkojnë, spekulohet se Genoa i ka ofruar një kontratë prej pesë apo gjashtë milionë euro në vit, ndërsa nuk do të ishte çudi po ta shihnim Sennan sezonin e ardhshëm duke luajtur për Genoan.

Ronaldinho te LA Galaxy

Paratë të cilat i jepte skuadra e Los Angeles Galaxy, nxitën spekulimet për një kalim të mundshëm të asit brazilian, Ronaldinho, në skuadrën ku luan David Beckham. Sipas mediave angleze, skuadra e cila luan në MLS ka përgatitur një mega-ofertë për asin e Barcës. Spekulohet se rreth 18 milionë euro në vit do t’i takonin ish-lojtarit të PSG. Megjithatë, menaxheri dhe vëllai i tij, De Assis, e mohoi këtë gjë duke thënë se Ronaldinho ka edhe pesë apo gjashtë vite para vetes për të qenë pjesë e elitës së futbollit botëror.