Tre të vdekur pasi “makina monstruoze” përplaset me turmën – detaje dhe pamje të ngjarjes tragjike në Kolumbi
Tre persona kanë gjetur vdekjen dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar pasi një “makinë gjigante” u përplas me një turmë në jug të Kolumbisë.
Policia tha se besohet se frenat e makinës dështuan gjatë një shfaqjeje të dielën në qytetin jugor të Popayán në provincën e Caucas, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Ndërkohë, imazhe të incidentit tregojnë njerëz që vrapojnë ndërsa kamioni përplaset përmes një barriere dhe përplaset me turmën, përpara se të ndalet, duke goditur një shtyllë elektrike.
Autoritetet thanë se të paktën 38 persona u lënduan.
🚨🚨🚨Mientras tanto
El sentido común, exige que vayas a lugares sin garantía de protección.
Que te puede pasar si el conductor de un Monster Truck pierde el control.
Sucedió en el lote Bulevar Rose de Popayán, en el departamento de Cauca (Colombia), el conteo de atropellados… pic.twitter.com/4F9AmbMOQo
— Eco_1_LVM (@Eco1_LVM) May 4, 2026
Një vajzë 10-vjeçare vdiq në vendngjarje sipas një zyrtari të qytetit, raportoi gazeta El Espectador.
Komandanti i policisë së Popayán, Kolonel Julián Castañeda, i tha gazetës El Tiempo se dukej se kishte një defekt mekanik me kamionin.
#LOULTIMO#ULTIMAHORA En medio de una exhibición automovilística, en Popayán, se registró un incidente en el que se vio involucrado un vehículo tipo Monster Truck. La conductora perdió el control e hirió a 37 personas (3 víctimas fatales) pic.twitter.com/atWc1BN33G
— EL INFORMÁNTE CÓRDOBA 👁️🕵🏼♂️ (@elinformanteCor) May 4, 2026
"Automjeti u përshpejtua, nuk mundi të frenonte dhe shoferi është në gjendje të qëndrueshme".
Kryebashkiaku i qytetit tha se do të kryhej një hetim i rreptë.
"Këto ngjarje, të cilat nuk duhej të kishin ndodhur kurrë, do të sqarohen me përgjegjësi dhe transparencë të plotë", ka thënë Juan Carlos Muñoz Bravo. /Telegrafi/


