Please enter at least 3 characters.

Tre të lënduar nga aksidenti që ndodhi te "kafet e vogla" në Prishtinë

2024/05/441415410_1058585302506419_8938135225816741284_n-1-e1716201765212.jpg

Tre persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 11:30 në mes një veture dhe dy motoçikletave në rrugën “Fehmi Agani”, në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, me rastin po merret njësiti i trafikut.

“Sot rreth orës 11:30, në rrugën ‘Fehmi Agani’ në  Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë një automjet dhe dy motoçikleta. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/