Tre të lënduar në një aksident në rrugën Prishtinë-Pejë
12/07/2026
Tre persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident në fshatin Llazicë rruga Prishtinë-Pejë.
Në këtë aksident sipas Policisë që ka ndodhur rreth orë 12:30 minuta janë përfshirë dy automjete.
“Rreth orës 12:30 është raportuar një aksident trafiku në fshatin Llazicë (rruga Prishtinë–Pejë), ku ishin të përfshira dy automjete. Tre persona kanë kërkuar trajtim mjekësor, përderisa asnjërit prej tyre nuk është hospitalizuar (janë liruar për në shtëpi). Rasti po trajtohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, ka konfirmuar, Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë për rajonin e Gjakovës.


